Aktualitet

Vrasja e Kudret Saliajt/ Fëmijët tregojnë tmerrin e përjetuar me nënën: Na rrihte, iu dërgonte SMS burrave ‘të dua’!

7 Qershor 2021, 10:16 Nga DOSJA
Vrasja e Kudret Saliajt/ Fëmijët tregojnë tmerrin e

TIRANË- Dhurata Saliaj dhe babai i saj, Mexhit Picari kanë dalë sot para gjykatës Penale të Tiranës ku është zhvilluar seanca gjyqësore në ngarkim të tyre dhe prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Sot para gjykatës, fëmijët e çiftit kanë rrëfyer për situatën e rëndë që përjetonin prej muajsh me të ëmën. Vajza e Kudretit dhe Dhuratës ka treguar në gjykatë edhe shenjat e dhunës në trup dhe kërcënimet e njëpasnjëshme se në rast se do të tregonte për mesazhet që e ëma kishte me burra të tjerë, atëherë ajo do i mbyste me litar ose do i hidhte nga ballkoni.

Ndërkohë që Dhurata Saliaj, në rrëfimin e saj në prokurori ka thënë se në ditën e vrasjes, i ati i ka kërkuar që të rrijë e qetë. Dhurata tregon se para se i ati të vriste Kudret Saliajn, ajo ka menduar se ai po shkonte në tualet. “Mendova se babi u çua nga tavolina dhe ka shkuar në tualet. Dëgjova krismat dhe pastaj s’kuptova gjë. Ika në shtëpi me taksi, atje erdhi policia”, -ka rrëfyer Dhurata itinerarin e saj pas vrasjes, ku bie në sy gjakftohtësia e saj për të mos parë çfarë ndodhi me njeriun që kishte ndarë 20 vite të jetës së saj. 

Ndërkohë që një tjetër pistë është zbuluar pas rrëfimit të autorit, se mes viktimës dhe familjes Picari ka patur probleme edhe për financat. Mexhit Picari pretendon se e bija, Dhurata ka patur florinj, në banesën ku jetonte me Kudretin. Pasi viktima i ka nxjerrë rrobat dhe sendet personale, pasi e akuzonte për tradhti bashkëshortore, Mexhiti ka rrëfyer se florinjtë nuk i janë kthyer të bijës. 

Ngjarja e rëndë ndodhi 3 ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë sot në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj dhurata saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll