Aktualitet

Rregullat e reja të Kuvendit për mediat, Unioni i Gazetarëve letër-kërkesë Ruçit, Çipa: Kërkojmë sqarime, duhet të nd

7 Qershor 2021, 10:37 Nga DOSJA
Rregullat e reja të Kuvendit për mediat, Unioni i Gazetarëve

TIRANË- Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka dalë një një deklaratë për mediat për vendimin e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për centralizimin e mundësisë raportuese për mediat.

Në fjalën e tij, Çipa u shpreh se ditën e sotme është dorëzuar një letër-ankesë në Kryesinë e Kuvendit për vendimin e Byrosë për ndryshimet në rregulloren e raportimit pranë Kuvendit. Përmes letrës drejtuar Kryetarit te Kuvendit, Gramoz Ruçit, Unioni i Gazetarëve kërkon ndryshimin e disa pikave të neneve të rregullores së re.

Kjo është një çështje që meriton të negociohet midis grupeve të interesit dhe kuvendit. Mendoj se do të ishte me vend të krijohej një tavolinë diskutimi. Ne në letrën që i dërgojmë si unioni i gazetarëve shqiptarë kërkojmë specifikimin dhe shprehim reagimet tona për censurimin që mund të bëhet në këtë praktikë. Nuk bëjmë komente të tjera, do të komentojmë vetëm komente që mund të vijnë si përgjigjie nga Kuvendi i Shqipërisë”- është shprehur Çipa për mediat.

Reagimi i kreut të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë vjen pasi me vendim të brendshëm të Kuvendit të Shqipërisë gazetarët e politikës që janë të vendosur prej vitesh në këtë institucion, ndalohen që të bëjnë raportimin e tyre live dhe duke parë në çdo hap atë që ndodh në vendin ku hartohen ligjet për shqiptarët. Me firmën e vetë Gramoz Ruçit dhe me një vendim të Byrosë, që ende nuk është njoftuar se kur është mbledhur, vendimi është në mungesë totale të transparencës.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aleksander cipa ndalimi i gazetareve ne kuvend unioni i gazetareve shqiptare aleksander cipa ndalimi i gazetareve ne kuvend unioni i gazetareve shqiptare

Sondazh

Poll