Sport

Një shtrat special për të fituar Euro 2020 e për të ngadalësuar plakjen: ja sekreti i Spanjës

6 Qershor 2021, 16:01 Nga DOSJA
Një shtrat special për të fituar Euro 2020 e për të

SPANJË-Disa muaj më parë u zbulua sekreti i Marcos Llorente, futbollistit të Atletico Madrid, i cili përdori një shtrat shumë të veçantë për të rikuperuar lodhjen dhe mbi të gjitha, për t’u … plakur më ngadalë. Epo, lojtari spanjoll do të sjellë përvojën e tij në ekipin kombëtar në funksion të Kampionatit Evropian të ardhshëm.Spanja do të luajë të martën kundër Lituanisë në provën e fundit miqësore para fillimit të edicionit. Debutimi i “Furisë së Kuqe” do të jetë më 14 qershor kundër Suedisë, para ndeshjeve kundër Polonisë dhe Sllovakisë, të cilat kompletojnë Grupin E.

Asgjë nuk i lihet rastësisë, aq sa, siç zbulohet nga AS, disa lojtarë, përfshirë Marcos Llorente, falë përvojës personale të fituar, do të kishin kërkuar mundësinë e vendosjes së shtratit të tyre të posaçëm. Marcos Llorente, Koke, Laporte, Morata dhe Eric Garcia kanë dhënë ok-in për të sjellë objektin në fjalë i cili kushton 35 mijë euro në dhomat e tyre.

Shtrati ofron një “sistem gjumi të garantuar në të gjithë botën dhe që natyrshëm zvogëlon moshën biologjike duke ngadalësuar procesin e oksidimit dhe inflamacionit me të cilin plakemi”. Duke fjetur në këtë shtrat, do të garantohej një ulje mesatare prej 15 vjetësh në moshën biologjike, si dhe përmirësimi i përgjigjeve imune.Kështu që kini kujdes nga Spanja e cila mund të ketë sekretin e saj në shtretërit e veçantë për të ecur përpara në turneun evropian…

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 marcos llorente spanje euro 2020 marcos llorente spanje

Sondazh

Poll