Sport

Roger Federer tërhiqet nga Open French për probleme shëndetësore…

6 Qershor 2021, 15:28 Nga DOSJA

FRANCE – Roger Federer përshëndetet herët me Open French. Tenisti zviceran vendosi të tërhiqet për shkak të problemeve fizike pas ndeshjes maratonë të raundit të tretë kundër Koepfer, lajm të cilin e njoftoi në kanalet e tij sociale: “Unë e njoh trupin tim, nuk mund ta shtyj më shumë”,– janë fjalët e para të tij.

“Pas disa diskutimeve me stafin tim, kam vendosur të tërhiqem nga Open French, – shprehet Federer. – Pas dy operacioneve në gju dhe mbi një vit rehabilitim, është e rëndësishme të dëgjoj trupin tim dhe të jem i sigurtë, që të mos shtyj shumë shpejt në rrugën për të shërim. Jam i lumtur që kam luajtur tri ndeshje, nuk ka ndjenjë më të mirë sesa të jem përsëri në fushë. Shihemi së shpejti.”

Lajmi i tërheqjes së Federer u komentua gjithashtu nga drejtori i turneut, Guy Forget: “Na vjen shumë keq për tërheqjen e Federer, i cili luajti një ndeshje të shkëlqyeshme kundër Koepfer. Ne jemi të lumtur që kemi parë Roger në Paris, i cili na ka gëzuar me tri lojëra të nivelit të lartë. Të gjithë i urojmë më të mirën për pjesën tjetër të sezonit”.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport guy forget koepfer lajmi i tërheqjes së federer open french roger federer guy forget koepfer lajmi i tërheqjes së federer open french roger federer

Sondazh

Poll