Sport

Mourinho i fiksuar me shqiptarët, ja kush është sulmuesi që portugezi e do te Roma

5 Qershor 2021, 20:13 Nga DOSJA
Mourinho i fiksuar me shqiptarët, ja kush është sulmuesi që

ROMË-Merkato e Romës është bërë më e nxehtë seç parashikohej. Ardhja në stol e Jose Mourinhos e ka bërë skuadrën romake më ambicioze dhe për të qënë konkurues duhen elementët më të mirë. Në ambjentin verdhekuq po përflitet për Hugo Lloris, Rui Patricio, Granit Xhaka, Koopmeiners e shumë të tjerë. Tekniku portugez po këmbëngul për mesfushorin me origjinë shqiptare, ndërsa një tjetër futbollist shqiptar mund të jetë pjesë e skuadrës së Romës.

Mediat pranë klubit raportojnë se Mourinho ka  shfaqur interesim për Milot Rashicën. Sulmuesi anësor, pjesë e Werder Bremen që ka rënë nga Bundesliga dhe i skadon kontrata në vitin 2022. Klubi gjerman është i gatshëm ta shesë lojtarin rreth 12 milion euro, megjithëse duhet të mposhtë konkurencën e Aston Villas që prej muajsh po monitoron situatën e sulmuesit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport josë mourinho rashica roma xhaka josë mourinho rashica roma xhaka

Sondazh

Poll

Sport 5 Qershor 2021, 18:56

UELLS-Shqipëria e mbylli në barazim 0-0 miqësoren e luajtur ndaj Uellsit, rezultat të cilin Edy Reja e cilëson pozitiv. Trajneri italian i kombëtares shqiptare,...