Aktualitet

“Kudreti erdhi dhe më shau”/ Mexhit Picari rrëfen sesi e vrau dhëndrin: Mora armën, mbusha karikatorin…! Dëshmia e dj

6 Qershor 2021, 09:28 Nga DOSJA
“Kudreti erdhi dhe më shau”/ Mexhit Picari rrëfen sesi e

TIRANE- Mexhit Picari pretendon se ka qenë sharja nga dhëndri që e ka detyruar të marrë armën dhe e ka mbushur. Në dëshminë e tij në polici, siç raportohet nga burimet, Picari ka thënë se ka patur frikë nga Kudret Saliaj, pasi sipas tij, ishte i dhunshëm. “Isha ulur vetëm në tavolinë. Kudreti erdhi dhe shau. E dija sesa i dhunshëm ishte. Mora armën, e kisha pa karikator. E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit”, ka thënë ai. Ndërkohë që në momentin që ka qëlluar, Saliaj ishte me avokatin Adriatik Cama dhe një psikologe e cila pësoi tronditje nga ngjarja.

Ndërkohë një ditë para vrasjes, viktima dhe gruaja e tij, Dhurata kanë patur një debat të ashpër. Pavarësisht se Dhurata pretendon se janë shpifje të të shoqit akuzat për dhunë në familje, djali 16 vjeç i çiftit ka deklaruar në polici, se nëna e tij ushtronte dhunë ndaj tij dhe motrës e vëllait më të vegjël. “Kishin probleme, unë nuk isha aty në momentin që u vra. Isha ulur me një shok në një lokal atje afër. Mami na qëllonte, edhe mua edhe të tjerët”-ka rrëfyer i mituri. 

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës. Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë të hënën në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dhurata saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj dhurata saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll