Aktualitet

Grabitet me dhunë një karburant në Fllakë të Durrësit, autorët hynë me armë dhe morën xhiron e ditës

6 Qershor 2021, 07:37 Nga DOSJA
Grabitet me dhunë një karburant në Fllakë të

DURRES- Një grabitje me dhunë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në një karburant në Fllakë të Durrësit. Burime për Dosja.al sqarojnë se autorët kanë qenë të armatosur dhe të maskuar. Ata kanë hyrë në karburant rreth orës 09:00 dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të marrin paratë e xhiros ditore. Pasi kanë marrë shumën ditore të karburantit, autorët janë larguar. Policia ka nisur hetimin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës / Informacion paraprak Më datë 06.06.2021, në autostradën Tiranë- Durrës, në Fllakë,  në sheshpushimin e një karburanti,  dy persona me dhunë i kanë marrë një sasi lekësh shtetasit, i cili mbledh lekët e xhiros së karburantit dhe janë larguar me një mjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e  autorëve. Gjithashtu në kuadër të zbulimit të plotë të  rrethanave të ngjarjes janë shoqëruar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet grabitja e karburantit ne fllake grabitja e karburantit ne fllake

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2021, 20:53

VAKSINIMI: Sot u injektuan 4 mijë e 674 persona

TIRANË– Sot në Shqipëri janë kryer 4 mijë e 674 vaksinime.Në një njoftim në rrjetet sociale, vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bër...