Aktualitet

Vrasja e Kudret Saliajt/ Mexhit Picari dhe e bija dalin të hënën para gjykatës, zbulohet sesi e ndoqën për 30 minuta vikti

6 Qershor 2021, 09:11 Nga DOSJA
Vrasja e Kudret Saliajt/ Mexhit Picari dhe e bija dalin të hënën

TIRANË– Për 30 minuta, Dhurata Saliaj bashkë me babain e saj, Mexhit Picari kanë vëzhguar Kudret Saliajn, i cili vendosi të ulej para seancës gjyqësore ku do të shpallej vendimi përfundimtar për divorcin e çiftit. Viktima ishte ulur në lokal më përpara sesa Mexhit Picari të hynte.

Ai kishte lënë takim me avokatin Adriatik Cama dhe një psikologe të gjykatës, e cila do të lexonte një raport përfundimtar për raportin e tyre në çift. Sapo ata kishin porositur, për pak minuta, në bar ka hyrë Mexhit Picari me të bijën. Pas disa minutash ai është ngritur dhe e ka qëlluar viktimën. Ndërkohë që në dëshminë e tij në polici, ai pretendon se ka qëlluar pasi ka viktima e ka sharë.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, ku Mexhit Picari qëlloi për vdekje dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin e tij, Adriatik Camajn. Ky i fundit fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja ka ndodhur në mes të ditës në një nga zonat më të frekuentuara të Tiranës.

Autori dhe e bija, janë të dy pas hekurave, pasi akuzohen për vrasjen e Saliajt. Prokuroria pritet të kërkojë të hënën në gjykatën Penale të Tiranës masën e sigurimit “arrest me burg”. Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit u arrestua disa orë pas vrasjes, me akuzën e bashkëpunimit në vrasjen e bashkëshortit të saj, me të cilin ishte në proces divorci.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj kudret saliaj mexhit picari vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll