Aktualitet

EMRAT/ Operacion anti-drogë në Elbasan! Tentuan të kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar, arrestohen tre persona d

6 Qershor 2021, 07:21 Nga DOSJA
EMRAT/ Operacion anti-drogë në Elbasan! Tentuan të kultivonin

ELBASAN–  Një tjetër operacion-anti drogë është zhvilluar në Shqipëri në ‘sezonin e kanabisit’. Këtë herë, shenjestra ishte Elbasani, ku policia ka arritur të godasë tentativën për kultivimin e bimëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar 3 persona, të identifikuar si Mevlan Balla 32 vjeç, Dashamir Balla 39 vjeç dhe Federik Gaçi 47-vjeç, pasi tentuan të kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël. Po ashtu, në kërkim janë shpallur edhe dy të tjerë, I. B., 83 vjeç dhe L. B., 30 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël. Në banesën e këtij të fundit, policia ka gjetur 26 fishekë dhe fara kanabisi.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen fara kanabisi, bimë narkotike kanabis dhe municion.

Vihen në pranga 3 shtetas, shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, shërbimet e Policisë Elbasan kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit duke arrestuar në flagrancë shtetasit:

Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e bashkautorëve u bë pasi kanë tentuar për të kultivuar fidanë cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar në fshatin Krrabë e Vogël.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit I. B. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 26 fishekë dhe fara kanabisi.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dashamir balla federik gaci mevlan balla operacion anti-droge ne elbasan dashamir balla federik gaci mevlan balla operacion anti-droge ne elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Qershor 2021, 20:53

VAKSINIMI: Sot u injektuan 4 mijë e 674 persona

TIRANË– Sot në Shqipëri janë kryer 4 mijë e 674 vaksinime.Në një njoftim në rrjetet sociale, vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bër...