Aktualitet

Ishin të shpallur në kërkim pasi ndihmuan emigrantët të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, arrestohen dy persona

6 Qershor 2021, 08:30 Nga DOSJA
Ishin të shpallur në kërkim pasi ndihmuan emigrantët të

VLORË– Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi ishin shpallur në kërkim për dhënie të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia bën me dije se në pranga ranë R. R., 31 vjeç dhe E. M., 27 vjeç, të dy banues në Vlorë të cilët Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim në më shumë se një herë.

Njoftimi i policisë:

Këta shtetas dyshohen se janë përfshirë në veprimtarinë krimina

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.

Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

Këta shtetas dyshohen se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror të shtetasve nga vendet e treta në bashkëpunim me shtetasin I. H, i arrestuar në muajin Dhjetor nga Policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(Kle.mu./Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona ne vlore arrestohen dy persona ne vlore

Sondazh

Poll