Aktualitet

David Sassoli bën thirrje për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE: Të mbahet premtimi, zgjerimi mund të sjellë përfi

6 Qershor 2021, 07:59 Nga DOSJA
David Sassoli bën thirrje për integrimin e Ballkanit Perëndimor

BRUKSEL– Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka bërë thirrje për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, duke theksuar se BE duhet të mbajë premtimet dhe të njohë përparimin e vendeve.

Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha si në rajon dhe në Evropë si një e tërë, duke ndihmuar në sigurimin e një kontinenti të qëndrueshëm, me prosperitet dhe paqësor,” tha Sassoli për mediat gjermane. 

Reformat duhet të përfundojnë në secilin prej këtyre vendeve”, theksoi më tej Sassoli.  

BE tashmë po kryen bisedime pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidatë zyrtarë. Po ashtu, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova deri më tani janë konsideruar kandidate të mundshme për negociata.

Në fund të vitit të kaluar, Republika Çeke dhe Sllovakia bllokuan miratimin e një blloku të rëndësishëm mbi përparimin në procesin e zgjerimit të BE.

Para kësaj, Bullgaria vuri veton në fillimin e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut mbi një mosmarrëveshje që buron nga historia e tyre e përbashkët. Sofja gjithashtu refuzon të njohë gjuhën maqedonase si entitetin e saj, duke thënë se ajo është një dialekt bullgar. 

Situata konsiderohet problematike sepse shtetet e Ballkanit po gjykohen gjithashtu nga vende të tilla si Rusia, Kina dhe Turqia.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet david sassoli integrimi i ballkanit perendimor david sassoli integrimi i ballkanit perendimor

Sondazh

Poll