Aktualitet

Shkatërroi urën në Darzezë teksa kaloi me kamion, Gjykata lë në arrest shtëpie 52-vjeçarin

6 Qershor 2021, 08:40 Nga DOSJA
Shkatërroi urën në Darzezë teksa kaloi me kamion, Gjykata

FIER– 52-vjeçari Luftar Panahor që tentoi të kalonte me kamion në urën Darzezë është lënë në arrest shtëpie nga Gjyakata e Fierit.

Shoferi ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Fierit, me akuzën se ka shembur urën teksa ka kauar me një kamion mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistikën e përcaktuar për kalimin në urë.

Ura në Darzezë u shemb mëngjesin e 3 qershorit, ku për pasojë një mjet i tonazhit të rëndë ra në lumë. Mjeti i tonazhit të rëndë po kalonte në urën e amortizuar. Ura e amortizauar e Darzezës është thyer pasi nuk e mbante dot peshën e madhe që kishte kamioni. Shembja e urës ka lënë prej ditësh banorët të izoluar. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet luftar panahor shembet ura ne darzeze ura ne darzeze luftar panahor shembet ura ne darzeze ura ne darzeze

Sondazh

Poll