VIDEO / Shqipëria U-21 e nis mbarë fushatën eleminatore, mposht Andorrën në transfertë
4 Qershor 2021, 17:59Nga DOSJA
ANDORRË-Shqipëria e U-21 e nis mbarë fushatën eleminatore të Evropianit 2023 që do të mbahet në Rumani dhe Gjeorgji. Kuqezinjtë e vegjël fituan 3-0 ndaj Andorrës në transfertë, duke dominuar në çdo aspekt kundërshtarin. Në minutën e 16-të Shqipëria drejtuar nga Alban Bushi kaloi në avantazh me Armando Brojën.
Vetëm pak para përfundimit të pjesës së parë,Dobra fitoi një penallti të ekzekutuar në mënyrë perfekte nga Mehmeti.
Me 2 gola në epërsi, ekipi i Shpresave luajti qetë në pjesën e dytë ku e kërkoi ende golin dhe në 62’ falë një rrëmuje në zone dhe presionit të lojtarëve tanë, Alvarez shënoi një autogol që vulosi ndeshjen.
Me këtë sukses, Shqipëria merr 3 pikët e para në ndeshjen e parë të Grupit 7 eliminator ndërsa 4 ditë më vonë do të jetë dhe përballja e dytë, një derbi i vërtetë me Kosovën U21 në Prishtinë.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCË-Tenistja ruse Yana Sizikova u arrestua në Paris të enjten në mbrëmje për korrupsion sportiv dhe mashtrim në një grup të organizuar.Sizikova u arrest...
Uells – Sot trajneri I kombëtares Kuqezi Edi Reja ka dalë përpara mediave në Uells për ndeshjen miqësore që do të luaj përfaqësuesja jonë ditën e nesërme ndaj k...
BRAZIL-Brazili do të luajë të shtunën me Ekuadorin dhe skuadra përfaqësuese është e grumbulluar për sfidën kualifikuese të “Katar 2022”.Ditën e shtunë Brazili d...
BELGJJIKË-Sulmuesi i Interit rikthehet edhe një herë protagonist i një përballjeje kokë më kokë si në derbin e famshëm të Kupës së Italisë me Ibrahimovic. ...
ANGLI-Harry Kane për të bindur Antonio Conten. Presidenti i Tottenhamit Daniel Levy luajti kartën e tij të fundit, ndoshta atë fitues, për të marrë po e ish-tra...
UELLS – Lorenc Trashi më në fund ka patur mundësinë t’i bashkohet përsëri përfaqësues shqiptare pas një mungesë të gjatë si pasojë e transferimit të tij n...
UELLS – Midis Kampionatit Europian, “Copa America” dhe shumë turneve të tjerë që vijnë këtë verë, ndoshta një miqësore midis Uellsit dhe Shqipërisë, të sh...
FRANCE – Gianluigi Donarouma ka arritur marrëveshjen me PSG në formë të lirë, pasi nuk arriti të rinovojë me Milanin.Megjithatë, Paris SG nga ana tjetër ka rin...
SHKODER – Pas zv.trajnerit Elvis Plori është edhe drejtori sportiv Matko Djarmati që firmos edhe për një vit me skuadrën e Vllaznisë. Dalëngadalë Alban Xhaferi,...