Sport

Trukoi ndeshje në Roland Garros, tenistja ruse arrestohet vetëm pak orë pasi përfundoi ndeshjen

4 Qershor 2021, 18:17 Nga DOSJA
Trukoi ndeshje në Roland Garros, tenistja ruse arrestohet vetëm pak

FRANCË-Tenistja ruse Yana Sizikova u arrestua në Paris të enjten në mbrëmje për korrupsion sportiv dhe mashtrim në një grup të organizuar.Sizikova u arrestua pak orë pasi humbi ndeshjen në raundin e parë të të Roland Garros.26-vjeçarja dyshohet për trukime ndeshjesh në vitin 2020 kur pretendohet se ka humbur qëllimisht një ndeshje  në turneun e vitit të kaluar.

Federata Ruse e tenisit tha për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve se po pret dokumente mbi rastin e arrestimit.

“Kjo është një histori e kahershme. Është një organizatë që po heton ndeshjet me afat të caktuar, kjo histori po vazhdon që nga tetori. Derisa të lëshohen dokumentet mbi të, ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ne jemi duke pritur,” u shpreh presidenti i Federatës Shamil Tarpishçev.Agjencia e lajmeve raportoi gjithashtu se Ambasada ruse në Francë po ndërmerr masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat e Sizikova.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport roland garros tenis yana sizikova roland garros tenis yana sizikova

Sondazh

Poll