Sport

VIDEO/ Po i drejtohej hotelit, Neymar sulmohet dhe goditet nga dy tifozë, sulmuesi largohet duke çaluar

4 Qershor 2021, 13:08 Nga DOSJA
VIDEO/ Po i drejtohej hotelit, Neymar sulmohet dhe goditet nga dy tifozë,

BRAZIL-Brazili do të luajë të shtunën me Ekuadorin dhe skuadra përfaqësuese është e grumbulluar për sfidën kualifikuese të “Katar 2022”.Ditën e shtunë Brazili do të luajë ndaj Ekuadorit për raundin e 7-të të kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022. Megjithatë të papriturat nuk mungojnë.

Në momentin ku përfaqësuesja po i drejtohej hotelit,dy-tre tifozë brazilianë kanë arritur të shmangin forcat e sigurisë dhe janë sulur për të përqafuar Neymarin. Forcat e sigurisë së hotelit ndërhyn menjëherë, ndërsa futbollisti i PSG hyri në hotel me vetëm një këpucë.Pamjet duket se përplasja e tifozëve me Neymar ishte plotësisht aksidentale.

? Neymar foi atropelado na chegada ao hotel após o treino ??!!!
Tomem cuidado com o pé dele gente… ?? pic.twitter.com/n5NoijW6SX

— Memesneymar ? (@memesneymar) June 4, 2021

Por tekniku Tite duhet të ketë të gjitha arsyet të shqetësohet, pasi sulmuesi u largua me dhimbje dhe hyri në hotel duke çaluar. Brazili ndodhet në vendin e parë në kualifikueset e Amerikës së Jugut në kuotën e 12 pikëve, ndërkohë që Ecuadori renditet e treta me 9 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazil ecuador neymar brazil ecuador neymar

Sondazh

Poll