Aktualitet

PAMJE EKSKLUZIVE/ Vrasje në Tiranë! Ish-vjehrri vret dhëndrin brenda lokalit, i plagosur dhe një avokat. Viktima priste orar

4 Qershor 2021, 09:49 Nga DOSJA
PAMJE EKSKLUZIVE/ Vrasje në Tiranë! Ish-vjehrri vret dhëndrin

TIRANË– Kudret Saliaj baba i tre fëmijë u ekzekutua mesditën e sotme nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme në një lokal në Tiranë, në afër të Gjykatës së Tiranës, aty ku priste të mbante seancën e pestë të procesit të divorcit me të shoqen, Dhurata Saliaj.

Saliaj ishte i ulur në një tavolinë bashkë me të birin e avokatin Adriatik Cama, në momentin që Mexhit Picari u fut Brenda në lokal dhe e qëlloi me tetë plumba duke e lënë të vdekur vend. Një plumb përfundoi dhe në trupin e Camës, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Një orë pas krimit të rëndë, Mexhit Picari u vu në pranga dhe tregoi para autoriteteve se e vrau dhëndrrin për të vënë në vend dinjitetin e të bijës. Picari pretendonte se Picari i dhunonte të bijën dhe ia keqtrajtonte. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, disa orë pas arrestimit, Picari ka treguar dhe kronologjinë e ditës së sotme, kur ndodhi dhe krimi i rëndë. Ai është shprehur se sot ka dalë nga shtëpia për të përcjellë vajzën e tij për në seancën gjyqësore, por në hyrje është përballur me Kudret Saliajn. Ai shton më tej se Saliaj i ka ofenduar vajzën dhe se për këtë arsye ai e ka qëlluar, duke e lënë të vdekur.

Dosja.al ka mësuar se historia e konfliktit mes dy familjeve kishte shumë kohë që vijonte. Çifti Kudret dhe Dhurata Saliaj mësohet se ishin në prag divorci dhe pikërisht sot kishin seancën e pestë, ku pritej të lexohej akti se kush do t’i mbante fëmijët, ku gjykata do pyeste djalin e madh të çiftit se me kë dëshironte që të rrinte. Kudret Saliaj ka pasur edhe urdhër-mbrotjeje ndaj vjehrrit, i cili e ekzekutoi paraditen e sotme. 

Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka arrestuar edhe Dhurata Saliajn, bashkëshorten e Kudret Saliajt. Mësohet se Dhurata Saliaj, ka qenë e ulur në tavolinë bashkë me të atin, ngjitur me Kudret Saliajn, vetëm pak momente para se të ndodhte krimi i rëndë. Dhurata Saliaj ka qenë arrestuar më herët për dhunë në familje. Sot kur ndodhi krimi, ajo duhet të ishte në shtëpinë e saj, pasi ishte nën masën “arrest shtëpie”, por e ka thyer këtë masë, për të ardhur në Gjykatë. 

Në njoftim thuhet se e reja, 33-vjeç, akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e Kudret Saliajt, ngjarje ku mbeti i plagosur edhe avokati Adriatik Cama. Dhurata Saliaj akuzohet për veprat penale:“Vrasja e funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ”Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e kryer në bashkëpunim, ”Vrasja në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kudret saliaj mexhip picari plagoset adriatik cama tirane vrasje tek gjykata e tiranes vritet kudret saliaj kudret saliaj mexhip picari plagoset adriatik cama tirane vrasje tek gjykata e tiranes vritet kudret saliaj

Sondazh

Poll