Aktualitet

Vinte nga Ekuadori! E fshehur brenda kutive me banane, sekuestrohet mbi 1.1 ton kokainë në portin e Kalabrisë. Kapte 225 mln

4 Qershor 2021, 07:51 Nga DOSJA
Vinte nga Ekuadori! E fshehur brenda kutive me banane, sekuestrohet mbi 1.1 ton

ITALI– 1,126 kilogramë kokainë e pastër është kapur brenda një konteineri me banane që vinte nga Ekuadori. Droga, e cila mund të përpunohej deri në 4 herë, pikërisht për shkak të pastërtisë së saj, nëse do të tregëtohej do të kapte shifrën e 225 milion eurove.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Policia italiane dhe Guardia di Financia, droga e kapur në portin e Kalabrisë ishte e fshehur brenda kutive të kartonit, të mbështjella me ngjitëse letre.

Sasia e kokainës, u kap falë një analize dhe operacioneve që bëri Policia italiane në mbi 2,100 konteinerë që vinin nga Amerika e Jugut. Konteineri brenda, të cilit ishte fshehur droga u raportua se ishte drejtuar për në një port në Turqi.

Marrë nga tempostretto.it

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kokaine ne itali kokaine ne itali

Sondazh

Poll