Aktualitet

Liroi të dënuarit përjetë, Apeli i GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për ish-gjyqtaren e Krujës

4 Qershor 2021, 08:22 Nga DOSJA
Liroi të dënuarit përjetë, Apeli i GJKKO lë në

TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqytaren Enkelejda Hoxha. Kjo e fundit kërkoi zbutje të masës së sigurisë me pretendimin se ishte nënë e dy fëmijëve dhe se duhet të kujdesej për ta.

Më lironi se duhet të kujdesem për fëmijët,”-ka kërkuar magjistratja para togave të zeza, por nuk është aprovuar nga trupa gjykuese. 

Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por sot ai u la i lirë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha arrestohet gjyqtarja enkelejda hoxha enkelejda hoxha

Sondazh

Poll