Aktualitet

Vrasja e Shkëlzen Velajt në derë të shtëpisë! Autori me maskë e kapele e ndoqi deri në kat të 4. U ndihmua nga 2 të tj

4 Qershor 2021, 08:00 Nga DOSJA
Vrasja e Shkëlzen Velajt në derë të shtëpisë!

VLORË– Shkëlzen Velaj u vra mbrëmjen e djeshme, 5 minuta para se data të shënonte 3 qershor! 42-vjeçari kishte pikasur një makinë poshtë pallatit ku edhe jetonte në lagjen “Çole” të Vlorës. Në momentin që pa armën në dorën e personit përballë tij, Velaj la derën e makinës hapur dhe u ngjit me shpejtësi për të hyrë në banesën e tij, e cila ndodhej në katin e pestë. Pas po e ndiqte, atentatori, i cili është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Me një kapele të zeze dhe një maskë anti-COVID, autori shkonte pas me vrap për të kapur 42-vjeçarin dhe në momentin kur objektivi iu afrua derës së shtëpisë, “killeri” vendosi të qëllonte që nga kati i katërt. Pikërisht në këtë moment, 42-vjeçari ka thirrur të ëmën që t’i hapë derën, por breshëria e plumbave ka penguar të moshuarën që të shpëtonte të birin nga plumbat. Deri më tani, burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije se në shkallët e pallatit janë gjetur mbi 40 gëzhoja, shumica prej tyre kishin depërtuar në trupin e të riut.

Po ashtu bëhet me dije se në makinën e djegur të autorëve u gjetën 2 kallashnikovë, çka lë të kuptohet se të përfshirët në vrasje kanë qenë të paktën 3 persona. Megjithatë ekspertiza që do t’i bëhet mjetit mund të zbulojë ndonjë të dhënë që mund të çojë Policinë deri tek identifikimi i tyre. Paralelisht me hetimet, RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer disa kontrolle në Selenicë dhe Vlorë, por deri tani nuk kanë pasur asnjë rezultat.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkelzen velaj vritet shkelzen velaj shkelzen velaj vritet shkelzen velaj

Sondazh

Poll