Aktualitet

Bashkia e Tiranës rimerr zyrat e FRD-së pa asnjë incident, s’ka rezistencë as nga Sali Shehu

4 Qershor 2021, 09:18 Nga DOSJA
Bashkia e Tiranës rimerr zyrat e FRD-së pa asnjë incident,

TIRANË– Bashkia e Tiranës ka marrë zyrat e “Fryma e Re Demokratike”, kësaj herë pa shkaktuar asnjë incident, edhe pse çështja u dërgua për t’u shqyrtuar në Gjykatën e Lartë.

Policia Bashkiake ka liruar ambientet e FRD-së paraditen e sotme, duke larguar dhe orenditë dhe tryezën e kreut të partisë, Sali Shehut. Edhe pse nuk ka pasur përplasje apo rezistencë, Policia ka qëndruar në gatishmëri për të shmangur konflikte të reja të mundshme. Herën e fundit që Bashkia tentoi të rimerrte hapësirat, mes palëve nisi një konflikt, ku u përfshi edhe presidenti Ilir Meta.

Gjithçka nisi për shkak të një kontrate që kishte përfunduar për përdorimin e godinës nga FRD, ndërkohë që kjo parti pretendon se në bazë të Kodit Zgjedhor selia duhet t’i garantohet nga ana e shtetit. Bashkia e Tiranës kërkonte lirimin e zyrave duke pretenduar se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk ishte pronare e godinës.

Më 12 mars, ditën kur edhe ndodhi përplasja, Dosja.al sqaroi me një shkrim se sipas ligjit, në nenin 22, pika b, thuhet qartësisht se partitë që kanë përfaqësim në Kuvend, marrin edhe seli dhe zyra vendore. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, tashmë që Bamir Topi (ish-kryetar shteti) është larguar si kryetar i FRD-së, bashkia nuk ka më detyrim ti japë zyra pasi FRD nuk ka as përfaqësim parlamentar, nuk ka në përbërje një ish-president e as nuk ka marrë 1% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tirane bastisen zyrat e frd ne tirane sali shehu tirane bashkia tirane bastisen zyrat e frd ne tirane sali shehu tirane

Sondazh

Poll