Aktualitet

Humbën gjurmët mbrëmjen e djeshme/ Zhduken dy turistë në zonat e thella të Valbonës, nisin kërkimet për gjetjen e tyre

4 Qershor 2021, 08:01 Nga DOSJA
Humbën gjurmët mbrëmjen e djeshme/ Zhduken dy turistë

VALBONË– Dy turistë janë raportuar të humbur në zonat e thella të Valbonës, që prej ditës së djeshme.

Policia ka nisur kërkimet për tursitët rus dhe suedez gjatë gjithë natës, deri në orën 03:00 të mëngjesit, por deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë prej tyre. Identitetet e tyre ende nuk janë bërë të ditura. Aktualisht kanë nisur kërkimet për gjetjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.06.2021, në mbrëmje, në Valbonë, dy turistë, nga Suedia dhe Rusia, kanë humbur rrugën duke eksploruar territorin nga Valbona në drejtim të Thethit.Menjëherë janë angazhuar Forcat e Policisë së Tropojës për gjetjen e tyre. Për shkak të terrenit të vështirë vazhdojnë kërkimet nga punonjës policie që po kontrollojnë territorin me këmbë. Kërkimet intensive nga shërbimet e Policisë kanë vazhduar që prej mbrëmjes së djeshme, kur turistët kanë shkëputur kontaktet për shkak të fikjes së celularëve nga rënia e baterisë.Punonjësve të Policisë që janë në kërkim të turistëve i janë bashkuar edhe alpinistët e vendit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet turistet ne valbone zhduken turistet ne valbone turistet ne valbone zhduken turistet ne valbone

Sondazh

Poll