Edison Begaj u plagos nga personi i veshur si efektiv, gjendet në Lushnje makina e autorit, brenda gjendet uniforma e policisë
4 Qershor 2021, 08:03Nga DOSJA
LUSHNJE–Automjeti “Mercedes Benz” është gjetur në Lushnje disa orë pas atentatit të Edison Begaj në fshatin Kaninë pranë banesës së tij, ngjarje e ndodhur me 29 maj 2021, ku 38-vjeçari shpëtoi për mrekulli.
Makina u gjet e braktisur brenda një kanali. Gjatë kontrollave policia zbuloi dhe një uniformë policie. Uniforma besohet se është përdorur nga autori që plagosi Edison Begajn në Vlorë.
Autori i plagosjes së Edison Begajt mbrëmjen e 29 majit në Kaninë të Vlorës ishte i maskuar si efektiv policie dhe e sulmoi 38-vjeçarin me armë zjarri në sy të dy fëmijëve në derë të shtëpisë. Ngjarja mbetet ende pa autor, ndërsa pista kryesore e hetimit është ajo e konflikteve për pazaret e drogës.
Mendohet se ngjarja ka qenë një atentat i mirëorganizuar, pasi gjithçka ka ndodhur në errësirë. Deri më tani, policia ka shoqëruar 8 persona të dyshuar që kanë lidhje me ngjarjen, si dhe ka mbledhur kamerat e sigurisë. Pista kryesore e hetimit është ndonjë konflikt i kohëve të fundit i shënjestrës, ose ndonjë konflikt i tij i vjetër.
Begaj ka qënë i dënuar për drogë më 7 vite e 6 muaj burg në shkurt të 2008, ndërsa është bërë edhe subjekt i OFL-së në lidhje me pasurinë e tij. Ende nuk dihen motivet e atentatit që u bë ndaj tij, mirëpo policia po vijon hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ai shpëtoi për fat të mirë nga plumbat dhe ndodhet i plagosur në spital.
(a.b;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LUSHNJE– Sofokli Shani që vrau 62-vjeçarin për një gotë birrë në Lushnje është lënë në ‘burg pa afat’ nga Gjykata e Lushnjes. Ai u paraqit në Gjykatë, i ...
TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqytaren En...
VALBONË– Dy turistë janë raportuar të humbur në zonat e thella të Valbonës, që prej ditës së djeshme.Policia ka nisur kërkimet për tursitët rus dhe suedez ...
VLORË– Shkëlzen Velaj u vra mbrëmjen e djeshme, 5 minuta para se data të shënonte 3 qershor! 42-vjeçari kishte pikasur një makinë poshtë pallatit ku...
GJERMANI– Një shqiptar i Kosovës është qëlluar për vdekje në mjetin e tij luksos tip “Porche” në një kryqëzim të qytetit të Hanover. Mediat gjermane kanë publik...
ITALI– 1,126 kilogramë kokainë e pastër është kapur brenda një konteineri me banane që vinte nga Ekuadori. Droga, e cila mund të përpunohej deri në 4 herë, pikë...
TIRANË– Shoferi i kamionit, i cili kaloi ditën e djeshme në urën e Darëzezës duke e shembur atë është arrestuar nga policia. Në njoftim thuhet se shoferi i...