Aktualitet

Menduan se do shpëtonin! Mbollën kanabis në pyll por Policia i kapi, pranga 2 personave në Sarandë

4 Qershor 2021, 07:30 Nga DOSJA
Menduan se do shpëtonin! Mbollën kanabis në pyll por Policia i

SARANDË– Dy persona janë prangosur nga Policia, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.  Të prangosurit, me iniciale A. K., 53 vjeç dhe I. Xh., të dy në Delvinë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin mbollën kanabis në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Vihen në pranga 2 shtetas. Shërbimet e Policisë Sarandë dhe të Stacionit Livadhja, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Leshnicë, Finiq.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. K., 53 vjeç dhe I. Xh., vjeç, banues të dy në Delvinë. Këta shtetas, dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Koçat”, në fshatin Leshnicë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

(k.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne leshnice policia e shtetit sarande kanabis ne leshnice policia e shtetit sarande

Sondazh

Poll