U kapën me zë dhe figurë duke marrë rryshfet për shërbimet, pezullohen nga puna dy mjekët në Fier (EMRAT)
4 Qershor 2021, 06:53Nga DOSJA
FIER– Mjekët e Fierit, Agim Sula dhe Eduart Shyti janë pezulluar nga puna. Ky vendim, vjen pas bërjes publike të videos nga ‘Stop’, në të cilën shihet që mjekët marrin para nga pacientët në këmbim të shërbimeve.
Përmes kamerës së fshehtë, u arrit të provohej se si marrin para mjekët për vizitat apo konsultat mjekësore. Psikiatri Agim Sula është filmuar duke i marrë një qytetareje 10 mijë Lekë, pasi ajo kërkoi konsultë për dhimbjet e kokës.
Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar spitalit të Fierit pezullimin nga puna të dy mjekëve, që kërkonin para për shërbimin ndaj pacientëve. Sipas MSH-së, mjeku psikiatër Agim Sulaj, dhe mjeku ORL, Eduart Shyti, aktualisht janë pezulluar nga detyra, pas transmetimit të pamjeve filmike nga emisioni STOP.
NJOFTIMI:
‘Pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin Stop në TV Klan, ku dy prej mjekëve në Spitalin e Fierit shfaqen duke u marrë ryshfet qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka kërkuar menjëherë Spitalit të Fierit pezullimin e tyre nga detyra ndërsa organeve kompetente hetimin e plotë të ngjarjes. Mjekun psikiatër me inicialet A.S., dhe mjekun ORL, me inicialet E.Sh., aktualisht janë pezulluar nga detyra. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të denoncojnë çdo rast korruptiv, abuziv dhe sjelle jo korrekte pranë strukturave të shëndetësisë, duke i siguruar se çdo rast që njollos punën e qindra e mijëra bluzave të bardha, do të marrë ndëshkimin e merituar.
Ministria e Shëndetësisë falenderon emisionin Stop në TV Klan për denoncimit e dy rasteve korruptive dhe inkurajon qytetarët të mos bëhen palë e veprimeve të tilla, por t’i denoncojnë në çdo rast”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Arrestohen Indrit Karafili dhe Julian Hoxha, të cilët ishin në kërkim nga policia italiane për trafik droge. Dy të rinjtë u gjetën në zonën pyjore ...
Ajo njihet si shtëpia me gjethe dhe është ndoshta një nga godinat më misterioze të Shqipërisë. Në fakt kjo ndërtesë u ngrit në vitin 1931 nga mjeku Jani Basho m...
TIRANË– Një ndër ditët me temperaturat më të larta, është pikërish kjo e premte! Dita e sotme do të ketë vranësira të herë pas hershme në zonat malore, kr...
TIRANË– Më datë 25 Maj 2021, emisioni Stop në Tv Klan transmetoi materialin audio të qytetarit Ardit Klima që u dhunua nga mjekët brenda ambienteve të Spit...
TIRANË- Aktorja Zamira Kita, njëkohësisht edhe drejtoresha e Teatrit të Korçës, ka kërkuar që teatri që ajo drejton të mbajë emrin e regjisorit që h...
TIRANË- Aktorja Yllka Mujo ka prekur me fjalët që ka shkruar për regjisorin e ndarë nga jeta ditën e sotme Piro Manin. Në një postim në rrjetet sociale, Mu...
TIRANË– Gazetari Flamur Vezaj ka deklaruar se videoja e vrasjes së Klodian Rashës ka qenë në duart e policisë së shtetit që ditën që ka ndodhur krimi...