Aktualitet

KAPEN ‘Pietro’ dhe ‘Juli’! Kishin lidhje me Moisi Habilajn, të kërkuar nga Italia për trafik droge, dy të rinjtë po

4 Qershor 2021, 06:42 Nga DOSJA
KAPEN ‘Pietro’ dhe ‘Juli’! Kishin lidhje me Moisi

TIRANË– Arrestohen Indrit Karafili dhe Julian Hoxha, të cilët ishin në kërkim nga policia italiane për trafik droge. Dy të rinjtë u gjetën në zonën pyjore në Saleto. Ata po tentonin të ktheheshin në Shqipëri me dokumenta false mirëpo u identifikuan nga shenjat e gishtërinjve.

Dy shqiptarët ishin aktivë në importin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike në Shqipëri, të cilën më pas ua shitnin organizatave që vepronin në Siçili. Banda ishte e përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë, ndërsa janë sekuestruar në total 365 kilogramë marijuanë e kokainë.

Në përgjimet e tyre është përmendur edhe emri i të shumë kërkuarit Moisi Habilaj, i cili është shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, që nga dita që u arratis në fillim të këtij viti.

Biseda zhvillohet më datë 9 prill të vitit 2019, brenda një “BMW X3”, që lëviz në rrugët e Katanias, ku diskuton dhe një i ri 26 vjeç nga Katania. Ata nxjerrin në pah miqësinë e veçantë që ka nisur Moisi Habilaj me Natalino Nizza (djali i një bossi droge) në burgun e Bicoça. Pikërisht kjo miqësi, siç shkruan dhe meida italiane, i ka hapur rrugën trafikimit të lëndëve narkotike nga Hoxhaj dhe Karafili.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet indrit karafili julian hoxha moisi habilaj indrit karafili julian hoxha moisi habilaj

Sondazh

Poll