Sport

Kishte edhe një vit kontratë, Kukësi i komunikon shkarkimin Mirel Josës, blutë presin një trajner të huaj

3 Qershor 2021, 13:09 Nga DOSJA
Kishte edhe një vit kontratë, Kukësi i komunikon shkarkimin Mirel

KUKËS– Kukësi është në prag të një revolucioni. Klubi verilindor ka konfirmuar se Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i skuadrës.Lajmi bëhet me dije në kanalin zyrtar të klubit ku thuhet se palët kanë ndërprerë me konsensus aventurën e kryeqytetasit në krye të pankinës së Kukësit.

Tekniku kishte një kontratë edhe për një sezon tjetër, por si ka thënë gjithmonë vetë nuk është dokumenti që i mban palët lidhur. Klubi po punon për të gjetur njeriun që do të marrë përsipër kthimin e Kukësit në majat e futbollit në vend dhe negociatat janë të avancuara me një trajner të huaj, që për momentin tek blutë nuk duan ta zbulojnë.

Edhe pse jo zyrtarisht, aventura e Drejtorit Sportiv Nderim Nexhipi është e mbyllur, madje sipas asaj që filtron brenda klubit ka më shumë se dy javë që rrugët e bluve me drejtuesin shqiptaro-maqedonas janë ndarë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kukesi mirel josa kukesi mirel josa

Sondazh

Poll