Bota

Dendias për ‘non-paper 2′: Është gjëja e fundit për të cilën Ballkani ka nevojë, çdo hap duhet të bëhet me ku

3 Qershor 2021, 17:28 Nga DOSJA
Dendias për ‘non-paper 2′: Është gjëja e fundit

GREQI-Ministri grek Nikos Dendias gjatë një deklarate ditën e sotme ka folur për çështjen e ‘non-paper 2’e cila ka të bëje me rishikimin e kufinjve në Ballkan.

Ai është shprehur se ndryshimi i kufinjve është gjëja e fundit për të cilën Ballkani ka nevojë pasi është një rajon i paqëndrueshëm. Dendias ka thënë se çdo gjë që do të bëhet duhet të bëhet me hapa të kontrollueshëm dhe të kujdesshëm në mënyrë që të mos shkaktoje konflikt.

“Gjëja e fundit për të cilën Ballkani ka nevojë është mendimi për ndryshimin e kufijve. Ballkani është një rajon i paqëndrueshëm. Gjithçka që bëjmë në Ballkan duhet të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që të mos shkaktojmë situata të tjera të pakontrollueshme. Unë nuk besoj në asnjë mënyrë se kjo letër vjen nga një shtet”, tha ndër të tjera Dendias.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nikos dendias nikos dendias

Sondazh

Poll

Bota 3 Qershor 2021, 17:22

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur optimist për dialogun Kosovë-Serbi. Në një postim në Instagram, pas takimit me të dër...