Bota

Kurti jep detaje nga takimi me Vuçiç: Nuk do të ketë dialog, vetëm diskutime për formatin dhe ecurinë e bisedimeve

3 Qershor 2021, 16:54 Nga DOSJA
Kurti jep detaje nga takimi me Vuçiç: Nuk do të ketë

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha ditën e sotme gjatë seancës parlamentare se takimi që do ta ketë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç nuk do të jetë takim për dialogun.

Mediat kosovare raportojnë se duke iu përgjigjur deputetëve, Kurti tha se nuk mund të flitet për kurrfarë dialogu, dukë qenë se Akoma nuk është bërë asnjë strategji apo platformë nga pala serbe që të fillojnë bisedimet. Ky takim do të ketë diskutime vetëm për formatin e ecurisë së dialogut.

“Ne mendojmë që dialogu i ardhshëm me palën tjetër ka nevojë për një platformë dhe strategji. Ne ende nuk jemi ulur në tavolinë me palën tjetër dhe rrjedhimisht nuk mund të flitet për asnjë lloj dialogu. Takimi i mesit të qershorit që është paralajmëruar, nuk është paraparë për ta vazhduar dialogun e moçëm apo me të moçmën. Por është diskutim mbi formatin dhe ecurinë e diskutimeve në të ardhmen”, tha ai.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti dialogu kosove-serbi albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll