Bota

Bullgaria dhuron 150 mijë doza vaksinash për Ballkanin Perëndimor, Ministri i Shëndetësisë: Ne i kemi përmbushur nevojat

3 Qershor 2021, 16:20 Nga DOSJA
Bullgaria dhuron 150 mijë doza vaksinash për Ballkanin

BULLGARI- Bullgaria do të dhurojë 150 mijë doza vaksinash anti-Covid për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Bnr shkruan se Ministri i Shëndetësisë Stoycho Katsarov në një konferencë për shtyp, ka thënë se vaksinat do tu dhurohen popujve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnje & Herzegovinës. Vaksinat që pritet të dhurohen shumica do të jenë AstraZeneca. Ndërkohë që dhurimi i vaksinave pritet të bëhet pasi të merret leja nga Komisioni Evropian.

“Bullgaria mund të ndihmojë Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën me një dhurim prej 150,000 vaksinash. Nevojat tona janë përmbushur plotësisht dhe nuk ka asnjë arsye për të mos dhuruar vaksina. Vaksinimi është mënyra e vetme për të shmangur më shumë valë të koronavirusit,“tha Katsarov.

Në Bullgari deri tani janë dhënë 1.4 milion doza vaksinash, nga të cilat 587 mijë persona janë vaksinuar në total

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bullgaria dhuron vaksina per ballkanin perendimor stoycho katsarov bullgaria dhuron vaksina per ballkanin perendimor stoycho katsarov

Sondazh

Poll