Bota

Biden vizitë në Angli, pritet të takohet me Mbretëreshën Elizabetë

3 Qershor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Biden vizitë në Angli, pritet të takohet me

ANGLI- Presidenti Joe Biden së bashku me partneren e tij Jill, do të vizitojnë Anglinë javën e ardhshme, ku dhe do të takohen me Mbretëreshën Elizabetë. BBC shkruan se takimi do të bëhet në Kalanë Windsor ditën e Dielë të 13 Qershorit.

Në Angli, Biden pritet që të takohet edhe me Kryeministrin Boris Johnson në 10 Qershor, me të cilin do të diskutojnë për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Anglisë.

Biden do të jetë presidenti i 12-të në shërbim të SHBA, i cili do të takohet me Mbretëreshën Elizabetë. Ajo më parë është takuar edhe me paraardhësin e tij Donald Trump dhe Melani Trump në Pallatin Buckingham në vitin 2019.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota biden takohet me mbretereshen elizabete boris johnson jill biden joe biden mbretëresha elizabetë biden takohet me mbretereshen elizabete boris johnson jill biden joe biden mbretëresha elizabetë

Sondazh

Poll