Bota

3 Qershor 2021, 17:22 Nga DOSJA

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur optimist për dialogun Kosovë-Serbi. Në një postim në Instagram, pas takimit me të dërguarin e SHBA-së Matthew Palmer dhe të dërguarin e BE-së Miroslav Lajçak, Vuçiç ka shkruar se dialogu me Kosovën d0 të vazhdojë së shpejti. Më tej ai shkruan se me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së, ka folur edhe për çështje të tjera rajonale përveç se për dialogun Kosovë-Serbi.    

Postimi i plotë:

“Bisedë e mirë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështjet tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak dhe me përfaqësuesin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. Së shpejti vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe besoj në një mundësi për arritje të një zgjidhjeje kompromisi”, shkruan Vuçiç.

 

 

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)

Lajçak dhe Palmer kanë vizituar ditën e sotme sotme Serbinë pas vizitës 3 ditore në Kosovë. Qëllimi i vizitës në këto dy vende është dialogu mes tyre, për të cilin Vuçiç dhe Kurti do të takohen pas disa ditësh.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi matthew palmer miroslav lajčák aleksander vucic dialogu kosove-serbi matthew palmer miroslav lajčák

Sondazh

Poll