Bota

“Shqiptarët janë miq me turqit!” Provokon takimi i Ramës me Erdogan? Dendias: Asnjë lëshim për ta, të plotësojnë ku

3 Qershor 2021, 16:38 Nga DOSJA
“Shqiptarët janë miq me turqit!” Provokon takimi i

GREQI– Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias është shprehur se nuk do të bëjë asnjë lëshim për palën shqiptare. Teksa fliste për marrëdhënien me Turqinë dhe vendet në Ballkan, Dendias është ndalur edhe tek Shqipëria.

 Ai është shprehur se marrëdhëniet greko-shqiptare nuk duhen parë fare në kontekstin që “shqiptarët janë miq me turqit, kështu që ata nuk janë automatikisht miq të Greqisë”.

Për sa i përket zgjerimit me 12 milje në Jon Dendias deklaroi se është një e drejtë që nuk do ta diskutojnë as me Turqinë as me ndonjë vend tjetër.

“Asnjë lëshim për palën shqiptare. Sigurisht, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për palën shqiptare. Ajo duhet të plotësojë plotësisht kushtet për pjesëmarrje në ndërtesën evropiane, përfshirë mbrojtjen absolute të të drejtave të pakicës greke. Marrëdhëniet greko-shqiptare mos i shikoni në kontekstin e tyre se “shqiptarët janë miq me turqit, kështu që ata nuk janë automatikisht miq të Greqisë”. Është shumë më e komplikuar. Dhe nëse më lejoni, Shqipëria historikisht, dhe nëse e shikoni nga një perspektivë, ka bërë zgjedhjen e saj. Është e drejta jonë kombëtare për të shtrirë në 12 milje detare, ne nuk do ta diskutojmë atë as me Turqinë ose me ndonjë vend tjetër,”- tha Dendias.

Të jetë ky një provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama, i cili prej dy ditësh ndodhet në Turqi? Këtë nuk dimë ta themi, por ky reagim vjen fill pas fotos që vetë Rama publikoi me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, krah të cilës shkruante: Miq…

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora greqia zgjerohet me 12 milje ne jon nikos dendias greqia zgjerohet me 12 milje ne jon nikos dendias

Sondazh

Poll