Aktualitet

Ishte bamirësi i lagjes! Kush është Shkëlzen Velaj, s’iu kursye jeta para syve të nënën, PISTAT ku po hetohet, e sh

3 Qershor 2021, 09:00 Nga DOSJA
Ishte bamirësi i lagjes! Kush është Shkëlzen Velaj,

VLORË– Qyteti bregdetar i Vlorës u trondit 5 minuta pas mesnate nga dhjetra të shtëna kallashnikovi. Pasoja: ekzekutimi i Shkëlzen Velajt. 42-vjeçari, duke shkelur orën policore po kthehej në shtëpi, kur nga pasqyra dalloi një makinë që e ndiqte nga pas. I frikësuar për jetën e tij, nxitoi të hynte në banesë por plumbat e nxjerrë nga tyta e armës së autorëve i morën jetën në vend.

Po kush ishte Shkëlzen Velaj?

42-vjeçari deri më tani nuk rezulton si person që ka pasur precedentë të mëparshëm penalë dhe fqinjët e tij e përshkruajnë si një njeri të qetë, madje shumë ndihmues ndaj komunitetit. Në prononcimet e tyre për mediat, ata janë shprehur se i riu madje kishte paguar për shtrimin e rrugës së lagjes, duke përmendur dhe vepra të tjera për komunitetin. Por cili ishte burimi i parave të “bamirësive” të 42-vjeçarit? 

Edhe pse kanë kaluar disa orë nga vrasja ende nuk është zbardhur profesioni i tij, megjithatë një nga pistat kryesore ku po heton Policia është ajo e larjeve të hesapeve për trafik lëndësh narkotike. Po ashtu, një tjetër ngjarje e 6 viteve më parë mund të ketë sjellë ekzekutimin e të riut. Pas një sherri të nisur në një lokal në të njëjtën lagje, u qëllua për vdekje vëllai i tij, Ardi Velaj. Megjithatë nuk bëhet fjalë për një sherr banal. E ashtuquajtura ‘Masakra e Çoles’, ku dhe mbetën të vdekur 3 persona, ka nxitur një seri vrarjes në qytetin e Vlorës përgjatë viteve. Fillmisht në sherr u përfshinë Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, të cilët kanë ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kërkuar ndihmë dhe ka vënë në dijeni shokun e tij, Albi Limaj. Dhe pas një takimi në një tjetër lokal, të rinjtë nxorrën armët duke lënë të vdekur në vend: Ardi Velaj, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

Të jetë vrasja e Shkëlzen Velajt, pjesë e këtij zinxhiri? Nëse vetë autori ose iniciatori i sherrit ka mbetur viktimë e sherrit, përse autorët kanë kërkuar të marrin hak tek vëllai? Kjo është një lëvizje atipike për larjen e hesapeve mes grupeve kriminale në Shqipëri. Ndoshta punën e lënë përgjysmë nga i vëllai e ka vazhduar Shkëlzeni, por kjo pritet që të hetohet nga Policia dhe Prokuroria e Vlorës. Sa më shpejt, para se të ketë viktima të tjera.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet në derën e shtëpisë 43-vjeçari Shkëlzen Velaj, i vëllai vdiq në “Masakrën e Çoles”, autorët e ndoqën me kallashnikov deri në katin e 5-të, 30 gëzhoja tek hyrja e apartamentit! (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shkelzen velaj vritet shkelzen velaj shkelzen velaj vritet shkelzen velaj

Sondazh

Poll