Me kanabis në makinë! Pranga dy të rinjve nga Kosova, pas pushimeve në Shqipëri, po ktheheshin në Prishtinë
3 Qershor 2021, 08:06Nga DOSJA
MORINË– Policia e Kukësit ka arrestuar dy të rinj nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanabisi. Siç bëhet me dije nga burime për BalkanWeb, të rinjtë e kishin fshehur drogën dhe po ktheheshin për në Kosovë.
Në pranga kanë rënë Redon Raca, 24 vjeç dhe Agim Avdullahi, 25 vjeç, të cilit prej ditësh kishin qendruar në Shqipëri me mjetin e tyre me targa të Prishtinës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tentuan të kalojnë kufirin më lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. R., 24 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë. Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit R. R. dhe A. A.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Një debat mes dy nëpunësve të selisë së PS në Shkodër për një televizor dhe një akuzë për vjedhje nga pas.Roja i selisë së PS Shkodër Spartak Sofija i cili puno...
TIRANË– Gjatë natës është vjedhur magazina e OSHEE në Kamëz. Magazina është e vendosur në “Bulevardin Blu”, teksa vjedhja është konstatuar në mëngjes nga p...
DURRËS– Ilir Alliu, Edmond Bardhi dhe Bledar Çakalli janë prangosur mbrëmë nga Policia e Shtetit pasi janë kapur me tre mina me telekomandë. Një inf...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka hapur garën për tre vakancat që janë krijuar në Kushtetuese.Vendet vakante janë të Vitore Tushes, Gani Dizdarit dhe Fatmir Hoxhë...
DURRËS– Tri mina me telekomandë janë kapur në Durrës mbrëmjen e djeshme, duke çuar tre të rinj në pranga. Pas informacioneve të siguruara në rrugë i...
VLORË– Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e Shkëlzen Velajt, dje në orët e para të mëngjesit. Pasi vuri se po ndiqej nga atentatorët, 35-vj...
LUSHNJE– Konflikti mes autorit, viktimës dhe djalit të tij në Lushnje nisi nga rakia. Kjo ishte arsyeja se përse Sofokli Shani, mori armën dhe qëlloi për vdekje...