Aktualitet

“AK-47, pandemia e vërtetë”, gazetari Artan Hoxha komenton vrasjet e bujshme gjatë natës: Komandant, me shumë vrull ka

3 Qershor 2021, 08:14 Nga DOSJA
“AK-47, pandemia e vërtetë”, gazetari Artan Hoxha komenton

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha e konsideron kallashnikovin “AK-47” si pandeminë e vërtetë që po i merr jetën shqiptarëve. Në një postim në rrjetet sociale, fill pas dy vrasjeve që ndodhën gjatë natës dhe pasojnë kalvarin e ekzekutimeve në Shqipëri, Hoxha i bën thirrje edhe kryeministrit Edi Rama që të “ndalojë” hapin.

POSTIMI I PLOTË I ARTAN HOXHËS:

AK-47, “pandemia” e vërtetë që po merr jetët e shqiptarëve… Kjo “kolerë” po merr jetët e të rinjve, jo jetët e të sëmurëve apo të moshuarve… Dhe nuk luftohet as duke pritur vaksinat në Rinas dhe as duke mallkuar me “kokat hëngshin”… Komandant, si shumë me “vrull” ka nisur ky mandati i tretë???!!!! Ndale pak hapin, se nuk po i hyn tmerri vetëm popullit, por edhe AK-47 vetë për rendimentin e lartë të vdekshmërisë…

Gjatë natës, teksa gdhinte 3 qershori, Shqipëria u trondit nga dy vrasje të tjera. Shkëlzen Velaj u ekzekutua pa mëshirë në Vlorë ndërsa Hirakli Qorri u qëllua nga Sofokli Shani në Lushnje pas një sherri për motive banale. Vrasjet janë pasim i një kalvari të gjatë që ka nisur në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Pista kryesore e ekzekutimeve në Vlorë është ajo e larjes së hesapeve mes bandave, ndërkohë që kjo ngjarje, e disata brenda muajve nuk është zbardhur ende.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha hirakli qorri vritet rako qorri vritet shkelzen velaj artan hoxha hirakli qorri vritet rako qorri vritet shkelzen velaj

Sondazh

Poll