Aktualitet

Ekzekutimi i Shkëlzen Velajt/ Forcat Speciale RENEA zbarkojnë në Vlorë, në kërkim të autorëve, pistat kryesore të hetim

3 Qershor 2021, 08:56 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Shkëlzen Velajt/ Forcat Speciale RENEA zbarkojnë në

VLORË– Në Vlorë kanë zbarkuar forcat speciale RENEA për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e ekzekutorit të Shkëlzen Velajt.

Deri më tani, dy janë pistat kryesore të hetimit, një ka të bëjë me hakmarrjen ndërsa nuk përjashtohet dhe përfshirja në trafikun e drogës.

35-vjeçari u qëllua mbrëmjen e djeshme nga 20 plumba, 15 të cilat e kapën në bark. Në momentin që Velaj pikasi autorët, u nis me vrap në drejtim të banesës së tij, mirëpo autorët e qëlluan me kallashnikov. Deri më tani janë shoqëruar në polici 10 persona pasi mund të kenë dijeni për ngjarjen, madje disa prej tyre kanë pasur konflikte me Velajn.

Ekzekutohet në derën e shtëpisë 43-vjeçari Shkëlzen Velaj, i vëllai vdiq në “Masakrën e Çoles”, autorët e ndoqën me kallashnikov deri në katin e 5-të, 30 gëzhoja tek hyrja e apartamentit! (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet shkelzen velaj vritet shkelzen velaj

Sondazh

Poll