Gjyqi në Kushtetuese për Teatrin, Presidenca kërkon shtyrje: Dje na i dha dokumentet Këshilli i Ministrave, s’na mjaftoi k
3 Qershor 2021, 08:34Nga DOSJA
TIRANË– Presidenca kërkon marrjen e provave shtesë për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar. Në seancën e sotme në Gjykatën Kushtetuese, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka kërkuar shtyrjen e seancës për t’u njohur me prova shtesë pasi pretendon se materialet i ishin vënë në dispozicion vetëm 24 orë më parë.
“E kemi pritur prej dy vitesh këtë seancë. Nuk është marrë në shqyrtim kërkesa për prova shtesë. Kemi 2 vite që kërkojmë prova shtesë dhe ende nuk i kemi marrë. 24 orë nuk mjaftojnë për të shqyrtuar dokumentet, nuk shprehemi në këtë seancë. Vetëm dje Këshilli i Ministrave i ka vënë në dispozicion dokumentet. Ne duam që të njihemi me provat dhe të caktojmë një tjetër seancë,”-tha ai gjatë seancës.
PROVAT QË KËRKON DERVISHAJ
. 1. Kopje të shitblerjes së pronës truall nga Francesko Jakomoni dhe trashëgimtareve të familjes Libohova ku u ndërtua teatri kombëtar 2. Kopje të lejes së ndërtimit nga Mbreti Zog për ndërtimin e teatrit 3. Kopje e projektit të arkitektit për ndërtimin e teatrit 4. Akte që vërtetojnë ndryshimin e qëllimit të përdorimit të Godinës 5. Kopjen e praktikës së shpalljes së Ansamblit të Teatrit monument kulture 6. Hartat e përdorura për shpalljen e kësaj zone të trashëgimisë historike 7. Kopje të diskutimeve shkencore të Monumenteve të Kulturës 2004-2007 që ka vlerësuar monumentet historike në qendrën e Tiranës 8. Listën e plotë të ndërtesave të përfshira në qendrën historike 9. Kopje të praktikës institucionale ku pasqyrohet identifikimi i nevojës për miratimin e ligjit special për Teatrin 10. Konsultimet para dhe pas hartimit të këtij ligji të posaçëm 11. Mendimet e të gjitha institucioneve të përfshira gjatë konsultimit 12. Diskutimet në këshillin e ministrave për këtë çështje 13. Kopje të akteve se si Bashkia Tiranë ka ndërprerë negociatat për godinën 14. Procesverbalet e komisionit të posaçëm nëse ai ka zhvilluar negociata me kompani të interesuara për të ndërtuar teatrin e ri dhe kostot financiare të secilës ofertë 15. Kostot e gjetjes dhe përballimit të konsulencës 16. Si u arrit në përfundimin që Shteti arriti në përfundimin për ta ndërtuar vetë, me para publike, dhe jo me koncesion 17. Si u kalua trualli nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë? Duam praktikën e kësaj procedure 18. Kopje të akteve të nxjerra para gjatë dhe pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar 19. Veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë pas kërkesës së KLSH-së për të pezulluar veprimet me teatrin deri në shprehjen e gjykatës.
SHKODËR– Hektor Ndreu, 38 vjeç, është arrestuar pasi qarkullonte me armë zjarri në mjetin e tij në qytetin e Shkodrës. Arrestimi ndodhi në lagjen “T...
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha e konsideron kallashnikovin “AK-47” si pandeminë e vërtetë që po i merr jetën shqiptarëve. Në një postim në rrjet...
TIRANË- Gazetari i kronikës Flamur Vezaj, i cili jeton prej kohësh tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka denoncuar në rrjetet sociale se trupa e re ...
MORINË– Policia e Kukësit ka arrestuar dy të rinj nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tyre kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi kanab...
Një debat mes dy nëpunësve të selisë së PS në Shkodër për një televizor dhe një akuzë për vjedhje nga pas.Roja i selisë së PS Shkodër Spartak Sofija i cili puno...
TIRANË– Gjatë natës është vjedhur magazina e OSHEE në Kamëz. Magazina është e vendosur në “Bulevardin Blu”, teksa vjedhja është konstatuar në mëngjes nga p...