Aktualitet

Kishte ngarkesë të madhe/ Po transportonte gjeneratorin e spitalit të ri të Fierit, kamioni turk bllokon për disa orë kali

3 Qershor 2021, 08:41 Nga DOSJA
Kishte ngarkesë të madhe/ Po transportonte gjeneratorin e spitalit

KAKAVIJË– Një kamion turk është bllokuar ditën e sotme për disa orë në doganën greke të Kakavijës. Kamioni i tonazhit të rëndë po transporton gjeneratorin e spitalit të ri të Fierit,dhe është dhuratë e qeverisë turke.

Autoritetet greke kërkuan një mënyrë alternative për ta kaluar në territorin doganor, pasi përmasat e ngarkesës janë më të mëdha sesa gjerësia e korsive të kalimit. Aktualisht kamioni është në pritje të kalimit.

Me manovra të vështira për shkak edhe të tonazhit të rëndë të ngarkesës,është bërë e mundur hapja e trafikut dhe lejimi e kalimit të kamionëve në këtë pikë kufitare.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet kamioni ne kakavije bllokohet kamioni ne kakavije

Sondazh

Poll