Aktualitet

Çfarë ndodhi gjatë natës në Shqipëri? KRIMI ‘zhvendoset’ në shtëpinë e tij në Vlorë, nuk shpëton as Lushnja, aut

3 Qershor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Çfarë ndodhi gjatë natës në Shqipëri? KRIMI

TIRANË– Dy vrasje brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore në vend! Lushnja dhe Vlora u tronditën mbrëmjen e djeshme nga dy vrasje. Shqiptarët u zgjuan sërish me lajme atentatesh ‘mafioze’, dhe me humbjen e dy jetëve.

Vrasja e parë ndodhi në ‘shtëpinë’ e krimit. Në Vlorë! Aty ku kanë ndodhur vrasjet më të shumta në muajt e fundit.

Vlorë u ekzekutua mbrëmjen e djeshme, Shkëlzen Velaj nga disa persona ende të paidentifikuar. Ndaj tij u qëlluan gati 20 plumba, e 15 prej tyre e prekën në bark. Ai u ndjek deri në derën e banesës së tij nga autorët aty ku u ekzekutua me kallashnikov. Fjalët e fundit të tij ishin drejtur nënës së tij: O ma hape derën! Ende nuk dihet nëse Velaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës apo kishte hesape të palara me ndonjë personazh të botës së krimit.

Mirëpo, Vlora nuk ishte qyteti i vetëm ku u vra një person. Në Lushnje, pak minuta më pas vrasjess ë Velajt, u qëllua me armë zjarri Rako Qorri. Ishte klienti i lokalit të tij, ai i cili në gjendje të dehur, pas një sherri mori armën dhe qëlloi ndaj Qorrit dhe djalit të këtij të fundit. Klejdi Qorri ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy ishin jetët që u morën mbrëmjen e djeshme, mirëpo të panumërta kanë qënë në ditët e fundit.

Më 29 maj u qëllua në derë në të banesës së tij në Vlorë, Edison Begaj. Autori i cili ishte i veshur si polic, e qëlloi atë pa mëshirë në praninë e të miturve. Në Vlorë dhe në Elbasan po ashtu ka pasur ekzekutime. Everest Çaka, Bledar Birçaj dhe Delon Troqe, janë tre viktima që e gjetën vdekjen pak kohë pasi u kthyen në atdhe. Tre viktimat kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës, vrasjet kanë ndodhur në një kohë shumë të shkurtër nga njëra-tjetra.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rako qorri shkelzen velaj vrasje ne shqiperi rako qorri shkelzen velaj vrasje ne shqiperi

Sondazh

Poll