Politike

“Ç’a kishe bo pa mu!” Gjyqtarja Enkeleda Kapedani kishte bërë NAMIN në rrjetet sociale, dalin VIDEO të re

1 Qershor 2021, 20:31 Nga DOSJA
“Ç’a kishe bo pa mu!” Gjyqtarja Enkeleda Kapedani

ELBASAN- Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, për të cilën kreu i ILD-së, Artur Metani ka dorëzuar kërkesën për pezullim dhe shkarkimi nga puna, nuk ishte ndalur me vetëm disa video në rrjetet scoiale.

Sot, janë publikuar ‘sfilata’ të reja të Kapedanit, këtë herë nga ashensori. Kapedani ka filmuar vetën edhe disa herë të tjera në makinë, ku nuk mungojnë këngët me ritme latine. Një prej tyre është edhe kënga e “Rosalia“-s.

“A thu çfarë kishte bo ti pa mu,”- është një tjetër këngë që Kapedani mban në sfond, teksa udhëton me makinën e saj.

Sot, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të gjyqtares së Elbasanit Enkeleda Kapedani. Kapedani është marrë nën hetim nga Inspektoriati i Drejtësisë, pasi në media i rrodhën disa video nga rrjeti social “Tik Tok”.

Në video gjyqtarja shfaqet me rroba firmato teksa këndon: Rrethi im o mafia! Vetë ajo pretendon se nuk ka “TikTok” dhe nuk ka asnjë dijeni se kush ia ka publikuar pamjet në rrjet.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit enkeleda kapedani videot e enkeleda kapedanit

Sondazh

Poll

Politike 1 Qershor 2021, 18:42

TIRANË– Deputeti Spartak Braho e ka konsideruar një mashtrim deklaratën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili një ditë më parë deklaroi se ish-ambas...

Politike 1 Qershor 2021, 18:15

TIRANË– Spartak Braho e ka quajtur nivel të ulët ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili një natë më parë tha se ka informacione të bollshme për politik...