Aktualitet

Dosja “Gërdeci”, Gjykata e Posaçme merr në dorë çështjen për ish-ministrin Fatmir Mediu

1 Qershor 2021, 15:35 Nga DOSJA
Dosja “Gërdeci”, Gjykata e Posaçme merr në

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë në dorë dosjen e ish-ministrit Fatmir Mediu, i cili do të gjykohet për tragjedinë e Gërdecit. Kjo çështje ishte në duart e Gjykatës së Lartë dhe pritej të shqyrtohej pasi relator u caktua Ilir Panda, por procesi ka marrë një tjetër rrjedhë.

Gjykata e Lartë ka pushuar gjykimin për këtë dosje dhe e ka kaluar në kompetencën e GJKKO-së. Tashmë GJKKO ka afat deri në muajin korrik për të caktuar datën e sencës së parë gjyqësore.

Më 6 maj të këtij viti, SPAK njoftoi se është arritur në përfundimin se ekzistojnë të gjitha shkaqet ligjore që të rihapet procesi gjyqësor nga Gjykata e Lartë për ish-ministrin Mediun. Ky i fundit e komentoi përfundimin e SPAK, duke shtuar se ka shumë pikëpyetje lidhur me veprimtarinë.

Mediu theksoi se lajmin e mësoi nga mediat dhe sjellja e SPAK ka shumë pikëpyetje pasi kanë tejkaluar afatet, por do të marrë veprime pasi të shohë se si do të sillej në përfundim Prokuroria e Posaçme. Nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit të vitit 2008 rreth orës 12:05, humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dosja gerdeci fatmir mediu gjkko merr ceshtjen e mediut dosja gerdeci fatmir mediu gjkko merr ceshtjen e mediut

Sondazh

Poll