Aktualitet

Turqia liron masat, të gjithë shqiptarët që kanë kaluar Covid-in, janë vaksinuar nuk kanë nevojë për test PCR 

1 Qershor 2021, 15:23 Nga DOSJA
Turqia liron masat, të gjithë shqiptarët që kanë kaluar

TIRANË- Të gjithë qytetarët që duan të fluturojnë drejt Turqisë, nëse janë vaksinuar me vaksinë anti-Covid, ose e kanë kaluar Covid-in brenda 6 muajve mund nisen drejt Stambollit pa qenë nevoja për një test Covidi (PCR). Njoftimin e ka bërë të ditur “Air Albania”, në faqen e saj zyrtare.

Ndërkohë që për personat e pavaksinuar apo që nuk e kanë kaluar Covid-in duhet që të bëjnë një test PCR të paktën 72 orë para nisjes, ose të bëjnë testin e shpejt 48 orë para nisjes.

Kjo gjë ka ardhur për shkak se Turqia ka liruar masat anti-Covid, duke hapur qendrat tregtare, restorantet, lokalet në mënyrë që të afrojë turistë për sezonin veror.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet air albania turqia lehteson masat air albania turqia lehteson masat

Sondazh

Poll