Aktualitet

Ekzekutimi i Aris Papës në Athinë, mediat greke: 32-vjeçari ishte viktima e 13-të e mafias shqiptare

1 Qershor 2021, 14:07 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Aris Papës në Athinë, mediat greke:

ATHINË– Vdekja e shqiptarit Aristides Pappas (i njohur me pseudonimin ‘Mili’), ka ngritur në ‘këmbë’ policinë dhe hetuesit grekë.  Mediat helene shkruajnë se 32-vjeçari ishte viktima e 13-të e bandës shqiptare që shkatërroi qendrën e Athinës që nga viti 2007 duke u marrë me grabitje, vjedhje , trafik droge dhe vrasje.

Ndaj Papës ka pasur disa tentativa për ta vrarë, ku më e fundit ishte  më 26 hkurt të vitit të kaluar. Atentati i 30 majit do të ishte fatali e që do t’i merrte jetën, ngjarje për të cilën autoritetet greke i kanë përqëndruar hetimit në një grup kriminale. Mësohet se kjo bandë drejtohej nga ‘Mili’, me zëvendësuesit e tij Dorian, Ladi dhe Fredi si dhe 4 persona të tjerë. Dy prej tyre morën pjesë në tentativën e tretë për vrasjen e Arisit në Larissa.

Një prej autorëve përplasi një oficer policie në përpjekje që të largohej. Anëtarët e grupit kriminal u arrestuan në Attica dhe Corinth, ndërsa një 32-vjeçar shqiptar u identifikua dhe u shpall në kërkim.

Aris Papas i cilësuar nga mediat greke si një nga anëtarët më të njohur të mafies shqiptare u ekzekutua pasditen e së shtunës në një lokal duke pirë kafe në qendër të Athinës. Shqiptari i njohur si “Mili” u bashkua në radhët e mafies shqiptare shumë vite më parë, ndërsa në artikull ngrihen dyshime edhe për armikun e 34-vjeçarit që u vra dje, ndaj të cilit ishin organziuar gjithsej plot 3 atentate.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aristides pappas vritet aristides pappas aristides pappas vritet aristides pappas

Sondazh

Poll