Aktualitet

EMRAT + PAMJET/ “C-4”, tritol dhe granata! Arrestohen tre persona në Durrës, ishin nën hetim prej një muaji, u n

1 Qershor 2021, 13:42 Nga DOSJA
EMRAT + PAMJET/ “C-4”, tritol dhe granata! Arrestohen tre persona

DURRËS– Barim Flora 42 vjeç, Ardjan Gjoka 33 vjeç e Jemin Flora 33 vjeç, të tre banues në Tiranë, janë vënë në pranga pasi janë kapur teksa udhëtonin në një automjet të llojit  “Land-Rover Frilander”, të ndarkuar me eksplozivë të llojit C4, tritol e granata.

Në kuadër të operacionit “Binomi”, policia ndaloi makinën brenda të cilit ndodheshin të tre personat, teksa udhëtonin në vendin e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” në Durrës.

“Policia, policia,”- thirrën efektivët dhe brenda pak çastesh mjeti u zbras e tret ë rinjtë që ndodheshin brenda tij, u arrestuan. Pas kontrollit, në makinë u gjetën dhe u sekuestruan 1.2 kg eksploziv i paketuar i dyshuar i llojit C-4; 2.2 kg lëndë eksplozive e dyshuar tritol; 3 granata dore luftarake; 4 aparate telefoni celular.

Një prej të arrestuarve, rezulton të jetë me precedent penalë. Konkretisht Barim Flora 42 vjeç është dënuar më herët për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Vjedhja”; gruoi ishin nën hetim prej një muaji dhe kapja e tyre vjen pas një tjetër goditjeje ku  shërbimet e Policisë kanë sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe 1.2 kg lëndë eksplozive tritol, 5 kapsolla detonatore dhe një sasi municioni luftarak.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardjan gjoka barim flora jemin flora operacioni binomi ardjan gjoka barim flora jemin flora operacioni binomi

Sondazh

Poll