Aktualitet

Frika nga DEKONSPIRIMI! Vijon operacioni anti-drogë! Pas Krujës, FNSH dhe RENEA mbërrijnë në Lezhë, asgjësojnë 4 mijë b

1 Qershor 2021, 14:36 Nga DOSJA
Frika nga DEKONSPIRIMI! Vijon operacioni anti-drogë! Pas Krujës, FNSH

LEZHË– Një operacion anti-drogë është duke u zhvilluar pasditen e sotme në fshatin Kashniet të Lezhës, ku janë asgjësuar nga policia rreth 4 mijë bimë narkotike.

Mësohet se FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në fshatin Kshniet, ku në bashkëpunim edhe me Guardia di Financa po kontrollojnë për gjetjen e parcelave me kanabis.

Vetëm pak ditë më parë, një megaoperacion u zhvillua në Krujë dhe Fushë-Krujë. Aksioni i cili vijoi për dy ditë me radhë u ndoq në terren nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. 19 persona u arrestuan, ndërsa janë shpallur 24 persona të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar për laboratorin e drogës dhe të parcelave me kanabis. Ditën e sotme, Gjykata e Krujës ka dhënë masën e sigurisë për 13 nga 19 të arrestuarit.

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 20 mijë rrënjë kanabis sativa, një laborator që shërbente për kultivim të bimëve narkotike me anë të ngrohjes me llampa, kubikë dhe fidanë canabis, 5 automjete dhe prova të tjera materiale. Mësohet se ky është aksioni i dytë i zhvilluar brenda pak ditësh në Lezhë, por nga frika e dekonspirimit është shmangur policia lokale.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacion ne lezhe megaoperacion ne lezhe

Sondazh

Poll