Aktualitet

“Policia, policia, kapi…!” Dalin pamjet, si u vunë në pranga tre personat të Durrës, të ‘ngarkuar’ me eksploziv,

1 Qershor 2021, 13:48 Nga DOSJA
“Policia, policia, kapi…!” Dalin pamjet, si u vunë

DURRËS– Videoja që po shikoni tregon momentin kur janë vënë në pranga tre persona mesditën e sotme, në qytetin e Durrësit. Pamjet janë publikuar nga vetë Policia e Shtetit dhe aty shihet se si efektivët ndalojnë një mjet të llojit “Land Rover Frilander”, brenda të cilit udhëtonin tre persona.

“Policia policia, kapi…!”– dëgjohet të thuhet në në video, e më pas efektivët shtrojnë në tokë tre personat e identifikuar si Barim Flora, Ardjan Gjoka e Jemin Flora dhe i prangosin.

Operacioni u zhvillua mesditën e sotme. Pas kontrollit të kryer në makinë u gjetën dhe u sekuestruan: 1.2 kg eksploziv i paketuar i dyshuar i llojit C-4; 2.2 kg lëndë eksplozive e dyshuar tritol; 3 granata dore luftarake; 4 aparate telefoni celular. Edhe automjeti “Land-Rover Frilander”, u sekuestrua.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardjan gjoka barim flora jemin flora operacioni binomi ardjan gjoka barim flora jemin flora operacioni binomi

Sondazh

Poll