Aktualitet

OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze: Parandalon 100% shtrimet në spital

1 Qershor 2021, 14:57 Nga DOSJA
OBSH miraton për përdorim urgjent vaksinën kineze: Parandalon

GJENEVË– Sinovac, vaksina e cila është përdorur masivisht në Shqipëri, është aprovuar për përdorim urgjent nga Organizata Botërore të Shëndetësisë.

Në një deklaratë të dhënë pak më parë, OBSH deklaroi se vaksina ka rezultuar efikase dhe do të lejohet të dorëzohet në porgramin Covax, për tu shpërndarë në vendet e varfra të cilat janë në krizë për vaksina.

Vendimin për aprovimin e vaksinës e mori paneli i pavarur i ekspertëve, te cilët e rekomanduan përdorimin e Sinovac për të rriturit mbi moshën 19 vjevç. Grupi u këshillit teknik i OBSH-së, i cili filloi të mblidhej në 5 maj, mori vendimin pasi shqyrtoi të dhënat më të fundit klinike mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës Sinovac, si dhe praktikat e prodhimit të kompanisë.

Rezultatet e efikasitetit të vaksinës treguan se vaksina parandaloi sëmundjen simptomatike në 51% të atyre të vaksinuar dhe parandaloi COVID-19 të rëndë dhe shtrimin në spital në 100% të popullatës së studiuar, sipas OBSH.

Grupi i Veçantë Këshillimor Strategjik i OBSH-së (SAGE) arriti në përfundimet se efikasiteti i vaksinës në provat klinike të Fazës III në shumë vende varionte nga 51% në 84%. Në një vlerësim paraprak, paneli SAGE zbuloi se vaksina ishte efikase në parandalimin e COVID-19 në të rriturit nën 60 vjeç, por që disa të dhëna cilësore mbi rrezikun e efekteve serioze anësore mungonin. Boshllëqe ka në studimin për efikasitetin te gratë shtatëzëna dhe të moshuarit mbi 60-vjeç me sëmundje shoqëruese.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aprovohet vaksina kineze obsh aprovon sinovax aprovohet vaksina kineze obsh aprovon sinovax

Sondazh

Poll