Aktualitet

Heqja e abonesë së përgjithshme, Drejtori i Transportit: Ishim të detyruar, disa linja transporti janë gati në mbyllje

1 Qershor 2021, 13:40 Nga DOSJA
Heqja e abonesë së përgjithshme, Drejtori i Transportit: Ishim

TIRANË– Drejtori i Transportit, Enton Punavija ka folur pas vendimit të Bashkisë së Tiranës për heqjen me tre muaj të abonesë së përgjithshme.

Ai tha në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking”, se Bashkia ishte e detyruar që të  merrte këtë vendim, pasi ky sector ka qenë një ndër më të prekurit nga pandemia.

Deri në fundin e vitit të kaluar kemi analizuar ecurinë e këtij sektori pas lirimit të masave Covid-19, e ku pati një rritje graduale. Por kjo nuk u reflektua në të gjitha linjat e transportit publik, i cili është një shërbim jetik për qytetarët. Si pasojë, Bashkia e Tiranës duhet të merret me riorganizimin e këtij sektori. Për të kuptuar edhe masat që mund të merren në vijim. Duhet të shikojmë nëse një linjë duhet të funksionojë në parametrat që ka pasur, apo ndonjë linjë duhet të bashkohet me ndonjë tjetër. Disa linja transporti janë gati në mbyllje. Bashkia ishte e detyruar që ta kërkonte këtë pezullim të abonesë së përgjithshme”, tha drejtori i Transportit.

Po ashtu, Punavija u shpreh se kanë zgjedhur këto tre muaj për heqjen e abonesë pasi është periudha me impaktin më të vogël. Punavija sqaroi se në shtator do të rikthehen abonetë e përgjithshme dhe ato të studentit.

Abonetë rikthehen në kushtet siç ishin deri tani. Në momentin që shkollat hapen janë edhe abonetë e studentit. Qershor, korrik dhe gusht nuk do të ketë. Në shtator rikthehemi në kushtet e mëparshme”, tha Punavija.

Aboneja e përgjithshme me vlerë 16 mijë lekë të vjetra u pezullua për tre muaj me vendim të Bashkisë së Tiranës.  Për muajt qershor, korrik e gusht, nuk do të ketë më abone për të gjithë ata që janë të detyruar të përdorur urbanë të ndryshëm.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet enton punavija hiqet aboneja e pergjithshme enton punavija hiqet aboneja e pergjithshme

Sondazh

Poll