Bota

Kina konfirmon rastin e parë të infektimit të një njeriu me një variant të ri të gripit të shpendëve

1 Qershor 2021, 10:00 Nga DOSJA
Kina konfirmon rastin e parë të infektimit të një njeriu me

KINË– Qeveria e Kinës tha se një person ka kontraktuar gripin e shpendëve, variantin H10N3, porse rreziku i përhapjes në shkallë të gjerë është i ulët.

Ky besohet të jetë rasti i parë i infektimit të një njeriu me H10N3. Pacienti, 41 vjeç, nga qyteti Zhenjiang, është shtruar në spital më 28 prill dhe është në gjendje stabile, njoftoi të martën Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Ky infektim është një transmetim aksidental midis specieve”, tha ky komision.

Sipas tij, “rreziku i transmetimit në shkallë të gjerë është jashtëzakonisht i ulët”.

Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, gripi i shpendëve H7N9 ka infektuar 1,668 njerëz qysh në vitin 2013. Prej tyre, 616 kanë vdekur.

Epidemia e fundit njerëzore nga gripi i shpendëve H7N9 ka ndodhur në Kinë nga fundi i vitit 2016 deri më 2017./REL.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gripi i shpendeve h10n3 ne kine gripi i shpendeve h10n3 ne kine

Sondazh

Poll