Bota

Palmer: SHBA mbështet fuqishëm dialogun, ne jemi vetëm partner në këtë proces

1 Qershor 2021, 09:22 Nga DOSJA
Palmer: SHBA mbështet fuqishëm dialogun, ne jemi vetëm partner

KOSOVË– Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se SHBA-ja mbështet fuqishëm dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se pret si qëllim përfundimtar të tij njohjen reciproke.

Palmer në konferencë për media ka thënë se dialogu është rruga e vetme për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve.

SHBA e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi. Dialogu është rruga për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”,– ka thënë Palmer.

Palmer ka ritheksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë palë në procesin e dialogut por vetëm partner.

SHBA nuk është palë në procesion e dialogut por ne jemi partner në këtë proces, jemi të përfshirë në mënyrë aktive duke punuar edhe me Serbinë edhe Kosovës por edhe me ekipin e z.Lajçakut në mbështetje të arritjes së marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve”, – u shpreh Palmer.

Palmer tha se nuk varet nga SHBA-ja dhe BE-ja për kompromiset e mundshme, por nga palët e përfshirë në dialog. Ai theksoi se SHBA mbështet qëllimin e integrimit evropian edhe euroatlantik të tërë Ballkanit Perëndimor.

Lajçak e Palmer dje kanë takuar të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Matthew Palmer dhe i dërguari special i BE për dialog, Miroslav Lajcak pas takimeve me zyrtarët e shtetit në Kosovë do të vizitojnë edhe Beogradin. Këto takime do të zhvillohen para raundit të bisedimeve në Bruksel që do të zhvillohet me 14 ose 15 qershor.

Lajmi kryesor/ Matthew Palmer dhe Miroslav Lajçak në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, në fokus rinisja e dialogut Kosovë-Serbi

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dialogu kosove-serbi matthew palmer dialogu kosove-serbi matthew palmer

Sondazh

Poll